Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E BOTËRORIT PËR KLUBE - CHELSEA FESTON

Palmer shkëlqeu, Chelseat i mjaftoi një pjesë ndaj PSG për titullin e Botës

Palmer shkëlqeu, Chelseat i mjaftoi një pjesë ndaj PSG për titullin e Botës


14 July, 2025 @0:21

Dhjetëshja e Chelseat, Cole Palmer, shkëlqeu në finalen e Kampionatit Botëror të klubeve, ndërsa shënoi dy herë dhe asistoi në golin e tretë të ekipit të tij për të fituar titullin e kampionit të boës për klube.

Ky ka qenë edicioni i parë i zgjeruar i kësaj gare, ndërsa Chelsea i drejtuar nga italiani Enzo Maresca fitoi trofeun në fund, duke triumfuar në duel ndaj fituesit të Ligës së Kampionëve, Paris St Germain, që deri në finale tregoi performanca për mbamendje.

Përndryshe, Chelseat i mjaftoi një pjesëlojë për të bërë dallimin ndaj parisienëve, të cilëve sonte ana e majtë e mbrojtjes dështoi në të trija mundësitë kur londinezët atakuan shpejtë, ndërsa “ftohtësia” e Palmerit dënonte me goditjet me të majtën, thuajse me dy gola identik, para se të asistojë për sulmuesin e ri të ekipit, që duket se u përshtat shumë mirë, Joao Pedro.

Chelsea - Paris 3-0 [Palmer 22’, 30’, Joao Pedro 43’], përfundimtarja.

Në pjesë të dytë PSG-ja e Luis Enriques tentoi për një rikthim të mundshëm me Khvicha Kvaratskhelian dhe Ousmane Dembele-në, por porta e Robert Sanchezit mbeti e paprekur derisa koha kalonte dhe ekipi nga “Stamford Bridge” po i afrohej trofeut të ribrenduar të Botërorit në “MetLife Stadium” të New Jerseyt, me mbi 80 mijë shikues të pranishëm në stadium.

Përndryshe, të dyja skudrat shkojnë në pushim “të merituar” veror tani, derisa Chelsea i Marescës do t’i kthehet fushave në një mini-turne prej 8 deri më 10 gusht ku në stadiumin e vet pret Bayer Leverkusenin dhe Milanin, para fillimit të Premier Ligës që nis për ta më 17 gusht ndaj Crystal Palace-it.

Paris St Germain i Luis Enriques, do t’i kthehet fushave më 13 gusht, kur i pret ndeshja për trofeun e Superkupës së Evropës, ndaj Tottenham Hotspurit të renovuar me trajnerin Thomas Frank.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League