Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONTRATË 3 VJEÇARE

Xabi Alonso kryetrajner i ri i Real Madridit

Xabi Alonso kryetrajner i ri i Real Madridit


25 May, 2025 @12:51

Pas gjithë përfoljeve ku nuk kishte dilema për nënshkrim, por vetëm për afatin e kontratës dhe si do të bëhen transferet në vijim, edhe zyrtarisht, Real Madrid ka konfirmuar e zyrtarizuar sot Xabi Alonson si kryetrajner të ri të ekipit.

Madrilenët, rekord-fitues të Ligës së Kampionëve dhe rekord-fitues të titullit të kampionit në Spanjë, kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Xabi Alonson që ai të drejtojë ekipin për tre stinorët e ardhshëm, ku punës ia nis prej 1 qershorit të vitit 2025 deri më 30 qershor të vitit 2028.

Xabi Alonso si trajner bëri bujë në Gjermani, kur në stinorin e kaluar solli titullin e parë të kampionit te ekipi i Bayer Leverkusenit, ndërsa këtë stinor ua siguroi gjithashtu Ligën e Kampionëve atyre. Gjithashtu me “aspirinët” ka fituar edhe Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e atjeshme.

Ai ka qenë pjesë e Real Madrid në periudhën 2009 - 2014, si lojtar. Në karrierë si lojtar, pos trofeve me ekipe, ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Spanjës që ka fituar Kupën e Botës në vitin 2010 dhe dy EURO, 2008 dhe 2012.

Mediat kanë spekuluar një pagë jo fortë të lartë për Alonson te Real Madridi, që mund të arrijë maksimalisht deri në 10 milionë euro për stinor. Kjo, pasi që madrilenët besohet të kenë paguar rreth 20 milionë euro te Bayeri për t’a liruar trajnerin spanjoll.

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League