RAUNDI I PARË KUALIFIKUES

Drita-Differdange: Ndeshja nesër, biletat në shitje
7 July, 2025 @11:56
Kampionja e Kosovës, Drita, ka publikuar njoftimin për fillimin e shitjes së biletave për ndeshjen e fazës së parë kualifikuese për Ligë të Kampionëve, ku ekipi gjilanas do të ndeshet me kampionin e Luksemburgut, Differdange.
Përballja që nis prej orës 20.00 të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”, do të jetë mjaft e rëndësishme për Dritën, që po kërkon kalimin në raundin e dytë kualifikues të garës.
Përndryshe, Drita ka bërë të ditur se prej të dielës në mesditë, biletat kanë dalë në shitje prej orës 13.00 në teatrin e qytetit të Gjilanit, fizikisht. Të njëjtat do të jenë në shitje edhe para stadiumit “Fadil Vokrri”.
Biletat për këtë ndeshje kanë këto çmime: Veriu 3 euro; Lindja 5 euro; Perëndimi 10 euro; VIP 20 euro (ku përfshihet cateringu/all inclusive).