Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET

Pasi shkëlqeu te Ferizaji, rikthehet te Llapi

Fotot: KFLlapi/fb

Pasi shkëlqeu te Ferizaji, rikthehet te Llapi


3 July, 2025 @15:00

Llapi ka zyrtarizuar sot mesfushorin ofanziv të deritashëm të Ferizajit. Edon Sadriu 28-vjeçar i është rikthyer Llapit pas stinorëve të suksesshëm të kaluar me Ferizajin, me të cilët kaloi një stinor të mirë në Superligë.

Ai ka qenë edhe më parë pjesë e Llapit, kur kishte kaluar aty nga Ferizaji në stinorin 2020/21. Sadriu luan si mesfushor ofanziv dhe i krahut, ndërsa në stinorin e kaluar te Ferizaji i drejtuar nga Arsim Abazi shënoi 6 gola dhe bëri një asistim.

“Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin në skuadër të sulmuesit të krahut, Edon Sadriu, i cili ka nënshkruar kontratë për edicionin 2025/26.
28-vjeçari rikthehet në “Zahir Pajaziti” pas tri sezoneve të suksesshme me FC Ferizaj, ku ishte kapiten dhe njëri ndër futbollistët me paraqitjet më të mira në skuadër.”
— shkroi KF Llapi në njoftim.

Sadriu tash e tutje do të punojë nën drejtimin e Tahir Batatinës, me të cilin ka punuar edhe në kohën kur ishte te ekipi nga Podujeva. Llapi ka nisur stërvitjet për stinorin që vjen në fillim të këtij muaji, ndërkaq klubi në një njoftim ka shkruar se do të luftojë për trofe në secilin front.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga