KLINË

Dukagjini rikthen Kushtrim Gashin në Superligë!
4 July, 2025 @11:36
Skuadra nga Klina, Dukagjini, ka bërë të ditur mbrëmë se ka arritur marrëveshje me futbollstin e njohur të Superligës, Kushtrim Gashi, i cili së fundi ka qenë pjesë e Otrantit ulqinak.
“KF Dukagjini ka kënaqësinë të prezantojë mesfushorin e mirënjohur, Kushtrim Gashi.
Gashi ka një karrierë të pasur me disa klube si FC Prishtina, FC Ballkani, KF Vëllaznimi, Besa dhe Istogu.
32-vjeçari tek ne vjen pas një sezoni të kaluar te skuadra nga Ulqini, Otrant-Olympic.” — shkroi KF Dukagjini në njoftim.
Mesfushori qendror 32-vjeçar shpresohet të shtojë stabilitet në ekip, ndërkaq kujtojmë, ai ka qenë pjesë e Ballkanit, Prishtinës e Vëllaznimit më parë.
Kujtojmë, Dukagjini në stinorin e kaluar mbijetoi pastër në Superligë duke siguruar pikët e nevojshme dy xhiro para fundit të stinorit. Ekipi klinas drejtohet nga trajneri Ismet Munishi.