Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTBOLLIST I RI TE PRISHTINA

Prishtina zyrtarizon krahun malazez

Prishtina zyrtarizon krahun malazez


3 July, 2025 @16:05

Djordje Saletic (lex. Gjorgje Shalletiq) është lojtar i ri i Prishtinës. Ekipi i kryeqytetit ka zyrtarizuar sot krahun e majtë malazez si futbollist të ri të ekipit, ndërkaq lojtari 23-vjeçar vjen prej Sutjeskës së Niksicit (lex. Nikshiq).

Futbollisti në fjalë pos Sutjeskës ka luajtur për Iskrën dhe Drezgën në kampionatin malazez dhe do të zëvendësojë yllin e Kosovës të larguar për Poloni, Dion Gallapeni.

Transfermarkt vlerëson lojtarin pak më shumë se 300-mijë euro, ndërkaq i njëjti ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me bardhekaltërit fitues të Kupës së Kosovës.

“Djordje Saletic, është përforcimi më i ri i FC Prishtina. Djordje është 23 vjeçar dhe luan në pozitën e mbrojtësit të majtë teksa vjen nga klubi malazez, Sutjeska. Ai ka qenë reprezentues i Malit të Zi në kategoritë nga U17 deri në U21.
Me aftësitë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, Djordje do të jap kontribut të rëndësishëm ne ekipin tonë.
Ne i urojmë mirëseardhjen në FC Prishtina dhe suksese në sezonin e ri!”
— shkroi FC Prishtina.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga