PRISHTINË

Foto: FCPrishtina/ fb
Sulmuesi verimaqedonas, prezantohet te Prishtina
4 July, 2025 @12:28
Ekipi i Prishtinës ka bërë të ditur se ka përforcuar ekipin me sulmuesin e ri verimaqedonas, Mario Ilievski. Sulmuesi 23-vjeçar i cili është 184-centimetra i gjatë dhe ka bërë karrierë në Septemvri të Sofjes e Kisvarda të Hungarisë, ka pozuar sot me fanellën bardhekaltër të kryeqytetit.
“Me kënaqësi njoftojmë afrimin më të ri në skuadrën tonë – sulmuesi i talentuar Mario Ilievski, i cili bashkohet me ne për të forcuar repartin ofensiv dhe për të ndihmuar ekipin drejt objektivave të sezonit!” — shkroi ndër të tjera FC Prishtina në njoftim.
Përndryshe, Ilievski ka qenë pjesë e grupmoshave të Maqedonisë Veriore, kurse së fundi ka luajtur me CSKA Sofjen.