KLINË

Norik Krasniqi prej Vëllaznimit kalon te Dukagjini
4 July, 2025 @11:40
Ekipi i Dukagjinit ka bërë të ditur para pak çastesh se ka angazhuar për stinorin e ri të Superligës futbollistin e deritashëm të Vëllaznimit, Norik Krasniqi.
Futbollisti 25-vjeçar i lindur në Pejë, luan në fazën e sulmit të ekipit ndërsa Dukagjini i drejtuar nga Ismet Munishi pret që të jetë ndihmë solide për këtë pjesë të ekipit.
“KF Dukagjini ka kënaqësinë të prezantojë sulmuesin e ri, Norik Krasniqi.
Noriku do të jetë pjesë e repartit tonë ofensiv, i gatshëm të kontribuojë me përkushtim dhe seriozitet në vijën e sulmit.
25-vjeçari ishte pjesë e Vëllaznimit në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. I urojmë mirëseardhje Norikut dhe suksese me fanellën tonë!” — shkroi njoftimi i KF Dukagjinit sot.
Klinasit në stinorin e kaluar mbijetuan në Superligë, përkundër se kishte ekipe më buxhet shumë më të lartë që rrezikuan shumë rënien, ndërsa një edhe ra.