TUZ

Stadiumi i Deçiqit licensohet nga UEFA
2 July, 2025 @11:22
Me një krenari në postim, zyrtarët e lartë të klubit kampion të Malit të Zi, Deçiq, kanë bërë të ditur se pas shumë punëve të bëra si duhet, stadiumi i qytetit të Tuzit është licensuar nga UEFA-ja për gara evropiane.
Deçiq në dy stinorët e fundit është bërë kampion i Malit të Zi dhe merr pjesë në kualifikime për Ligë të Kampionëve. Deri tash, Deçiq ndeshjet e garave evropiane i ka luajtur në stadiumin e Buduçnostit në Podgoricë.