Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 5: LAKERS - ROCKETS

Pas 10 viteve Lakersi në finale të Konferencës

FOTO / NBA

Pas 10 viteve Lakersi në finale të Konferencës


13 September, 2020 @8:51

Skuadra e Los Angeles Lakersit, duke e mposhtur Huston Rocketsin në ndeshjen e pestë të serisë me rezultat 119-96, është kualifikur në finale të Konferencës Perëndimore.

Me dominim total që nga minuta e parë e deri në fund, Lakers triumfoi ndaj kundërshtarit dhe me lehtësi u kualifikua tutje.

Super ylli LeBron James shkëlqeu me 29 pikë, 11 kërcime e 7 asistime, derisa me double-double luajti edhe Anthony Davis (13 pikë e 11 kërcime).

Te Houston James Harden ishte më i miri me 30 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, kurse Russell Westbrook luajti me vetëm 10 pikë.

Los Angeles Lakers u kualifikua në finale të Konferencës Perëndimore për herë të parë që nga 2010, duke e mposhtur Houstonin me rezultat 4-1 në seri.

Në finale të Konferencës Perëndimore, Laker do të përballet me fituesin nga dueli Los Angeles Clippers - Denver Nuggets ku rezultati aktual është 3-2 në të mirë të Clippersave.


 
Të gjitha lajmet nga NBA