Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 5: BUCKS - CELTICS

Pas 18 viteve në finale të Konferencës

FOTO/ nba

Pas 18 viteve në finale të Konferencës


9 May, 2019 @10:33

Milwaukee Bucks, pas humbjes në ndeshjen e parë kundër Bostonit, duke e mposhtur në katër ndeshje rresht kundërshtarin, u kualifikua në finale të Konferencës Lindore.

Ndeshja e pestë e serisë përfundoi me rezultat 116-91 në favor të Bucksit.

Djelmoshat e trajnerit Mike Budenholzer, gjatë ndeshjes e ngritën epërsinë në 27 pikë, derisa këtë epërsi e mbanin gjatë gjithë ndeshjes, kurse përqindja e dobët e gjuajtjeve nga loja e hapur ndikoi dukshëm në humbjen e Bostonit.

Shtatë lojtarë te Bucks luajtën me pikë dyshifrore, prej tyre më së shumti u dallua super ylli Giannis Antetokonmpo me 20 pikë, 8 kërcime e 8 asistime.

Te Bostoni koshashënuesi më i mirë ishte Kyrie Irving me 15 pikë. Ai luajti me 28% saktësi nga gjuajtjet për dy pikë dhe 14% nga vija e treshit.

SKEMA E PLAY OFFIT

Milwaukee Buck, për herë të parë që nga viti 2001 u kualifikua në finale të Konferencës Lindore, duke e mposhtur Bostonin me rezultat 4-1 në seri. Ne finale te Konferences Lindore, Bucks do të takohet me fituesin e duelit nga seria Toronto - Philapelphia, ku rezultati aktual i serisë është 3-2 në favor të Raports.


 
Të gjitha lajmet nga NBA