Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - PRISHTINA

Pas 7 xhirove, Prishtina i rikthehet fitoreve

Pas 7 xhirove, Prishtina i rikthehet fitoreve


9 March, 2022 @14:57

Pas 7 xhirove pa fitore, rekord për këtë skuadër, sot Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Feroniklit.

Këtë takim Prishtina e fitoi me rezultat 0-3 (Oto John 33’, Besnik Krasniqi 41’, Sadam Sulley 75’), për ta shënuar njëkohësisht fitoren e parë pranverore në Superligë.

TABELA AKTUALE

Siç edhe pritej, duke e ditur që Nikli për shkak të krizës financiare në pranverë po paraqitet kryesisht me juniorë, fitorja për Prishtinën ishte relativisht e lehtë.

Dy gola në pjesën e parë bënë që gjithçka në pjesën e mbetur të ndeshjes të shkonte qetësisht. Më vonë gjatë pjesës së dytë, Prishtina shënoi edhe një herë dhe kështu e mbylli këtë takim me fitore bindëse.

Kjo fitore bën që Prishtina të ketë 29 pikë pas 24 ndeshjeve, kurse Nikli sipas të gjitha gjasave sezonin tjetër do ta kalojë në Ligën e Parë.

Xhiron që vjen, Prishtina e pret Ulpianën, kurse Feronikli i shkon Ballkanit në Suharekë.


 
Të gjitha lajmet nga