Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 3: RAPTORS - BUCKS

Pas dy vazhdimeve ngushtohet seria

FOTO/ nba

Pas dy vazhdimeve ngushtohet seria


20 May, 2019 @11:37

Në ndeshjen e tretë të serisë finale të Konferencës Lindore në mes të Torontos dhe Milwaukeet, nuk mjaftuan 4 çerekët për ta caktuar fituesin e ndeshjes.

Pas dy vazhdimeve të zhvilluara, Toronto Raptors e mposhti Milwaukee Bucksin me rezultat 118-112 dhe e ngushtoi serinë në 2-1.

Ylli i ndeshjes te skuadra kanadeze ishte Kawhi Leonard. Ai një kohë të gjatë luajti duke çaluar pasi e lëndoi këmbën por nuk u dorëzua dhe e mbylli ndeshjen me 36 pikë, 9 kërcime e 5 asistime. Leonardi u ndihmua edhe nga Pascal Siakam me 25 pikë e 11 kërcime.

Në humbjen e Bucksave ndikoi edhe performanca e super yllit Giannis Antetokonmpos, i cili edhe pse në mbrojtje i rrëmbeu 25 kërcime, shënoi vetëm 12 pikë. Më i dalluari te Milwaukee ishte Geroge Hill me 24 pikë.

SKEMA E PLAY OFFIT

Rezultati në seri tani është 2-1 në favor të Milwaukeet, derisa ndeshja e katërt do të luhet përsëri te palestra e Torontos më 22 maj në ora 02:30.


 
Të gjitha lajmet nga NBA