RIKTHEHET SUPERLIGA

Pas ndeshjeve të kombëtareve, rikthehet Superliga
Teksti: FBK
30 November, 2021 @14:49
Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Superligë.
Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet kampionit Ylli dhe skuadrës së fundit në renditje, Dritës. Suharekasit kanë tetë fitore dhe katër humbje, kurse gjilanasit kanë 11 humbje në 11 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa fitore.
Takim më i barabartë shihet mes Rahovecit dhe Prishtinës. Vreshtarët kanë dy fitore dhe nëntë humbje, kurse prishtinasit gjashtë fitore dhe pesë humbje.
Sfida pritet të jetë e barabartë, duke marrë parasysh se të dy skuadrat do të hyjnë vetëm për fitore.
Përballja e fundit zhvillohet mes Trepçës dhe Bashkimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës dhe që kanë pasur rivalitet mes tyre ndërmjet veti në vitet e fundit.
Mitrovicasit janë në vendin e parë me nëntë fitore dhe dy humbje, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore dhe pesë humbje.
Prizreni 16 – Peja do të llogaritet rezultati i arritur në Ligën Unike.
Superliga - Java 12
E mërkurë
17:00 Golden Eagle Ylli - Drita
19:00 Rahoveci - Sigal Prishtina
E enjte
19:00 Trepça - Bashkimi
Prizreni 16 - Peja (REZULTATI I LIGËS UNIKE)