Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: YLLI-BASHKIMI

Pas Prizrenit, Ylli njofton edhe Bashkimin me disfatë

Pas Prizrenit, Ylli njofton edhe Bashkimin me disfatë


1 November, 2020 @18:48

Skuadra e Yllit ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në Superligë, duke e mposhtur edhe një ekip prizrenas me radhë.

Pas fitores ndaj KB Prizreni në xhiron e parë të stinorit, suharekasit kanë mposhtur sonte edhe KB Bashkimin në 13 qershori, me rezultat 91-77 në fund.

Ylli ka qenë më i mirë sesa Bashkimi në pjesë më të madhe të ndeshjes, ndërsa prizrenasit kanë arritur t’i bëjnë ballë atyre vetëm në çerek të dytë të ndeshjes, kur mendohej se do të ktheheshin në lojë.

Por në pjesë të dytë fjalën kryesore e thanë xhebrailat, të cilët shkuan rrjedhshëm te fitorja e dytë e stinorit nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Valon Bunjaku ka qenë i mrekullueshëm sonte te Ylli. Ai shënoi 22 pikë e 13 asistime në fitoren e skuadrës, ndërsa gjuajti 4/3 për tre pikë.

TABELA AKTUALE

Me 20 pikë për suharekasit kontribuoi edhe Samir Zekiqi, që regjistroi edhe 6 kërcime tjera në llogarinë personale të tij. Ai luajti me saktësi 50% nga vija e trepikëshit 8/4.

Ndërkaq amerikani Cody John dha 19 pikë, 6 asistime e 7 kërcime për ekipin e trajnerit Dragan Radovic në fitore.

Te Bashkimi më efikasit ishin Musab Mala e Sean Hoehn me nga 17 pikë të shënuara. Mala shtoi në llogari edhe 8 asistime e 8 kërcime në këtë ndeshje, që s’mjaftuan për më shumë.

Malazezi Nikola Vukcevic nuk ishte në ditën e tij sot, duke shënuar vetëm 2 pikë për ekipin e tij. Shaq Carter ndërkaq, kreu ndeshjen me double-double prej 16 pikëve e 12 kërcimeve.

Me fitore, Ylli ndan vendin e parë të tabelës me ekipet tjera që kanë bilans 2-0, ndërsa Bashkimi tash ka bilans 1-1.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga