KUPA E KOSOVËS

Pas tri vitesh, Llapi rikthehet në finale të Kupës
23 April, 2025 @16:45
Llapi ka eliminuar Drenicën në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke qenë më i mirë në dy ndeshje ndaj tyre. Pas triumfit të shënuar në Podujevë (2-0), Llapi ka fituar edhe sot ndeshjen e kthimit në Skenderaj (0-2) për të siguruar me rezultat të përgjithshëm, 4-0 finalen e Kupës së Kosvës.
Arianit Hasani ishte golashënuesi, që shënoi 2 gola për Llapin (66’,76’)
Derisa në Superligë po lufton për mbijetesë, Llapi në Kupë ka treguar seriozitet dhe ka arritur finalen e parë të saj që prej stinorit 2021/22. Atëbotë, Llapi kishte triumfuar në Kupë duke e fituar Dritën në finale, 2-1.