DRILON HAJRIZI
BOROZANI/D.S.
Patën fat në fund
15 February, 2016 @0:44
Drilon Hajrizi ka qenë ndër basketbollistët më të dalluar të Pejës në përballjen finale ndaj Sigal Prishtinës sonte.
Në fund, ekipi i tij humbi pas një shuti nga bardhekaltërit në sekondën e fundit të ndeshjes.
“Ka qenë një ndeshje e vërtetë finale. I falenderoj bashkëlojtarët, tifozët e ekipit. I uroj Sigal Prishtinës Kupën e fituar, derisa ata patën më shumë fat në fund të ndeshjes, edhepse ishin favorit për shkak se ishin organizator dhe luanin në parketin e tyre. I falenderoj Shqiponjat që udhëtuan për të na përkrahur deri në fund.” ka thënë Hajrizi pas ndeshjes në konferencën për shtyp.
Hajrizi përfundoi ndeshjen me 16 pikë të shënuara, 8 kërcime e 3 asistime, ndërsa u përzgjodh edhe në pesëshen më të mirë të Final Fourit 2016.