SHANI NUSHI - GJAKOVË

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Peja e pakapshme për Vëllaznimin
5 November, 2014 @20:04
Nënkampionja e Kosovës, Peja, pa shumë telashe ka arritur të kalojë edhe pengesën e radhës në Superligë, Vëllaznimin.
Ndeshja hapëse e xhiros së gjashtë të stinorit të Superligës i takoi tërësisht verdhezinjëve të udhëhequr nga trajneri Boris Kurtovic, të cilët prej se e morrën epërsinë në ndeshje nuk e lëshuan asnjëherë më atë, deri në fund të takimit për të regjistruar fitoren e pestë në kampionat.
Për më tepër, Vëllaznimi, si anëtar i rikthyer i Superligës, në asnjë çerek nuk arriti rezultat pozitiv, duke u mposhtur në çdonjërën edhe veç e veç, për të arritur te rezultati përfundimtar prej 72-99 në të mirë të nënkampiones.
Ujku i vjetër, Samir Shaptahovic, ka qenë violinia kryesore e Pejës sonte. Ai ka shënuar 27 pikë dhe ka dhuruar 6 asistime për bashkëlojtarët e tij në fitoren e pestë të Pejës.
Atij i ndihmuan, edhe Drilon Hajrizi, Gerti Shima, Jan Mocnik e Alban Veseli me pikë dyshifrore, derisa shqiptari Shima dhe slloveni Mocnik arritën double-double.
Për Pejën, për herë të parë këtë stinor luajti edhe i rikthyeri në ekip, qendra kroate, Teo Simovic, që kontribuoi me 11:40 minuta në parket duke shënuar dy pikë në ndeshjen e parë të tij të stinorit.
Te ekipi i Vëllaznimit, si zakonisht më i dalluari ishte Dino Hodzic. Ai regjistroi 15 pikë dhe 5 asistime në humbjen e ekipit të tij, derisa Jeton Nixha për herë të parë i dha rast Larry Jacksonit në pesëshe të parë të ekipit, përkundër se ky i fundit, luajti pak (10 minuta).
Pikë pozitive e Vëllaznimit, përkundër humbjes, ishte se katër basketbollistë arritën të shënojnë pikë dyshifrore, që tregon se Nixha po punon me ekipin në tërësi dhe nuk po don që të varet nga ndonjë individ.
Korab Prekazi, Mateo Juricic dhe Besnik Azemi ishin basketbollistët tjerë që shënuan pikë dyshifrore, derisa Mario Hajdic regjistroi 9 pikë.
Kjo qe fitorja e pestë e Pejës, derisa Vëllaznimi regjistroi disfatën e katërt të stinorit.
Statistikat ekipore:
Vëllaznimi | Peja | ||
Çereku i parë | 15 | 23 | |
Çereku i dytë | 16 | 26 | |
Çereku i tretë | 24 | 30 | |
Çereku i katërt | 17 | 20 | |
Kërcime | 24 | 32 | |
Asistime | 22 | 39 | |
Bllokada | 0 | 0 | |
Topa të vjedhur | 5 | 3 | |
Topa të humbur | 7 | 8 | |
Tentime për tre pikë | 4/16 | 10/25 | |
Tentime nga loja | 22/48 | 39/62 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 24/32 | 11/25 |
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Dino Hodzic | 15 pikë | 5 asistime | 3 kërcime |
2 | Korab Prekazi | 13 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
3 | Matteo Juricic | 13 pikë | 4 asistime | |
4 | Besnik Azemi | 11 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
5 | Marijo Hajdic | 9 pikë | 2 asistime | 2 kërcime |
6 | Imer Tahiri | 4 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
7 | Qëndrim Ajazaj | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
8 | Arianit Bytyqi | 2 pikë | 3 kërcime | |
9 | Genti Zeka | 2 pikë | ||
10 | Larry Jackson | 1 pikë | 2 kërcime |
Statistikat individuale te Peja
1 | Samir Shaptahovic | 27 pikë | 6 asistime | 5 kërcime |
2 | Jan Mocnik | 17 pikë | 13 asistime | 3 kërcime |
3 | Drilon Hajrizi | 13 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
4 | Alban Veseli | 12 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
5 | Gerti Shima | 11 pikë | 10 kërcime | 7 asistime |
6 | Rron Grapci | 5 pikë | 1 asistim | |
7 | Radomir Marojevic | 4 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
8 | Ardit Beqiri | 4 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
9 | Arti Hajdari | 4 pikë | ||
10 | Teo Simovic | 2 pikë | 1 asistim |