76ers-HOU

nba.com
Fluturon raketa e Houstonit
4 November, 2014 @13:20
Forma e mirë e Houstonit, vazhdoi edhe në ndeshjen e katërt kundër Philadelphia 76ers.
Raketa e Houstonit, arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 104-93, ku shkëlqeu James Harden me 35 pikë e 9 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Trevor Ariza me 24 pikë të tjera.
Tek vendasit, u dallua Tony Wroten me 20 pikë, por nuk mjaftuan për ta ndalur Houstonin në top formë.
Në katër ndeshjet e zhvilluara për të dyja skuadrat, Houstoni ende s’ka shijuar humbjen, derisa e kundërta po ndodh për Philadelphia-në, të cilët nuk kanë fitore në stinorin 2014/15.