Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HOUSTON

Harden shuan Miamin

Harden shuan Miamin


5 November, 2014 @8:32

James Hardenit sot, i ka munguar vetëm një kërcim për të realizuar triple-double’in e parë të stinorit. 

Ai ka shënuar 25 pikë, 10 asistime dhe 9 kërcime në fitoren e pestë me radhë për startin perfekt të Houston Rockets në stinorin e ri të NBA. 

Viktimë e raketave të pamposhtshme ende në NBA, ka qenë nënkampioni aktual i NBA-së, Miami Heat, që u mposht 108-91. Hardenit i ndihmoi edhe Dwight Howard që shënoi më së shumti pikë në ndeshje, 26. 

Te ekipi humbës më së shumti u dallua Chris Bosh me 21 pikë dhe 8 kërcime. 

Houston tani më ka bilanc 5-0 nga 5 ndeshjet e para, derisa Miami ka përjetuar humbjen e parë dhe ka bilanc 3-1. 

Përveç Houstonit, vetëm Golden State Warriors (3-0) dhe Memphis Griezzlies (4-0) nuk kanë pësuar në stinorin e ri.  


 
Të gjitha lajmet nga NBA