Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NETS-OKC

Mungojnë yjet, mungojnë fitoret

nba.com

Mungojnë yjet, mungojnë fitoret


4 November, 2014 @12:39

Oklahoma City Thunder, në mungesë të superyjeve si Kevin Durant e Russell Westbrook, nuk po e arrin rrugën drejt fitoreve.

Dy lojtarët kyç të Oklahomës po mungojnë për shkak të lëndimeve dhe se sa janë të rëndësishëm për skuadër, u dëshmua dje në ndeshjen kundër Brooklyn Nets.

Skuadra nga New Yorku, Nets, e mposhti Oklahomën pa problem, duke dominuar prej minutës së parë, të cilët i mposhtën në fund me rezultat 116-85.

Koshashenuesit më të mirë tek Brooklyn ishin Brook Lopez dhe Alan Anderson me nga 18 pikë secili, por u dallua edhe Deron Williams me 17 pikë e 9 asistime.

Ndërsa në anën tjetër, i rikthyeri nga lëndimi, Reggie Jackson, luajti me 23 pikë, 5 asistime e 4 kërcime, por nuk mjaftuan për këndelljen e Oklahomës.


Video

Ngulitja e Mason Plumlee



 
Të gjitha lajmet nga NBA