BIBL 2014/15
BOROZANI/Lis Dorambari
Edhe gjobë për Vllazninë
4 November, 2014 @15:58
Pas disfatës zyrtare në ndeshjen e parë si vendas të Vllaznisë ndaj Mornarit në Balkan League, drejtuesit e ligës kanë gjobitur klubin shkodran për shkak të lëshimit në organizim.
Në njoftimin e botuar në faqe të BIBL thuhet se përkundër që i është dhënë një orë afat Vllaznisë për të rregulluar problemin, por edhe lejimin e përdorimit të paisjeve të vjetra, kjo gjë nuk është arritur nga organizatori dhe ekipi ka humbur ndeshjen me rezultat zyrtar 20-0 dhe i është tërhequr pika që i takon humbësit.
Për më tepër, Vllaznia dënohet me gjobë prej (maksimalisht) 3 mijë eurove për shkak të lëshimit në organizim, prej të cilave 1 mijë e 500 euro pagohen menjëherë, derisa pjesa tjetër aplikohet nëse klubi bën edhe njëherë lëshim të këtij lloji.
Gjithathu, BIBL ka cekur se me këtë i është dëmtuar imazhi i ligës pasi që një gjë e tillë ka ndodhur për herë të parë në histori të BIBL, por gjithashtu BIBL ka pësuar humbje financiare pasi që DigitAlb/Supersport ka shkëputur kontratën.
Kjo mund të çojë edhe në humbje tjera financiare dhe humbje të tjera të ligës ballkanike, shkruan në njoftimin zyrtar të BIBL.
Vllaznia që këtë stinor debuton në BIBL ndeshjen e parë të saj e kishte humbur ndaj Sigal Prishtinës në Prishtinë, derisa ndeshjen e parë në vend të vetë nuk arriti ta luajë fare për shkak të problemeve teknike me semafor, që assesi nuk u rregullua.