PEJA-PRISHTINA
Peja fiton superderbin pas vazhdimeve
15 October, 2016 @21:38
Peja ka shënuar fitore në derbin e madh kosovar të basketbollit duke e mposhtur Sigal Prishtinën në “Karagaç”.
Ndeshja nuk gjeti fitues në kohë të rregullt dhe janë dashur të luhen vazhdimet për të përcaktuar fituesin e duelit.
Në fund, verdhezinjtë e fituan takimin, të tretin me radhë të tyre në të gjitha garat këtë stinor, derisa Sigal Prishtina nuk mbahet mend për një stinor me kësi starti, prej tri humbjeve radhazi në të gjitha garat.
RRJEDHA E NDESHJES
Prishtina e nisi jashtëzakonshëm ndeshjen. Me lojë të mirë ekipore arriti të ndalë Pejën në 8 pikë gjatë 10 minutëshit të parë dhe e fitoi atë 8-20.
Në çerekun e dytë përkundër insistimit të Pejës, Prishtina mbrojti epërsinë duke e mbyllur pjesën e parë 24-32.
Mirëpo, pas pauzës së pjesëve, në parket doli një Pejë ‘tjetër’. Verdhezinjtë u rikthyen në lojë barazuan rezultatin dhe arritën epërsi të konsiderueshme që arrinte në momente deri në 10 pikë.
Sidoqoftë, në çerekun e fundit dy ekipet treguan luftë deri në çastet e fundit, ku Peja tentonte ta mbronte epërsinë e Prishtina i afrohej.
Një minutë para fundit të ndeshjes 66-65 ishte rezultati. E pastaj ndodhi ajo që edhe duhej, vazhdimet, pasi rezultati pas 40 minutave ishte 67-67.
Në vazhdime, Peja përsëri mori epërsinë. Mbante atë deri në 6-8 pikë derisa krejt në fund Alban Veseli me një treshe këputi lojën e në anën tjetër Granit Rugova e Edmond Azemi dështuan të shënojnë.
20 sekonda para fundit të vazhdimeve, 79-73 ishte për Pejën dhe në fund, verdhezinjtë shënojnë fitoren e dytë në Superligë 81-73 për t’ia shkaktuar edhe humbjen e dytë me radhë në Superligë.
MË TË DALLUARIT
Te Peja më të dalluar sonte kanë qenë Mirza Ahmetbasic, Alban Veseli dhe LaMarcus Reed, që kanë bërë gjithçka për fitore.
Ndërsa në anën tjetër, Bojan Trajkovski i Sigal Prishtinës, bashkë me Granit Rugovën e MJ Rhett kanë qenë më të dalluarit, por që nuk mjaftuan për fitoren e parë të stinorit.
Te Peja, 4 basketbollistë kanë përfunduar ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa më i vyeshmi ka qenë Noah Dahlman, që e përfundoi takimin me double-double.
Më efikasi ka qenë Alban Veseli, me 22 pikë të shënuara, 7 kërcime e 3 asistime, ndërsa pas tij janë renditur LaMarcus Reed me 20 pikë, 7 kërcime, Mirza Ahmetbasic me 15 pikë e 4 asistime si dhe Noah Dahlman me 13 pikë e 10 kërcime plus 2 topa të vjedhur.
Në anën tjetër, te Sigal Prishtina më efikasi ka qenë Bojan Trajkovski me 16 pikë të shënuara në takim. Te bardhekaltërit më i vyeshmi ka qenë MJ Rhett që e përfundoi takimin me double-double me 14 pikë e 11 kërcime, ndërsa 14 pikë ka shënuar edhe Granit Rugova e Jabarie Hinds e mbylli takimin me 11 sosh.
PEJA
1 | Alban Veseli (36:44) | 22 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
2 | LaMarcus Reed (41:18) | 17 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
3 | Mirza Ahmetbasic (31:02) | 15 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
4 | Noah Dahlman (27:05) | 13 pikë | 10 kërcime | 3 asistime |
5 | Salih Nuhanovic (24:53) | 6 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
6 | Austin Tillotson (31:06) | 5 pikë | 5 asistime | 4 kërcime |
7 | Rron Grapci (11:54) | 3 pikë | 2 kërcime | - |
8 | Egzon Kuqi (15:51) | 0 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
9 | Leonard Mekaj (2:57) | 0 pikë | - | - |
10 | Maksym Ivshyn (2:10) | 0 pikë | - | - |
11 | Arti Hajdari | - | - | - |
12 | Mirza Muriç | - | - | - |
SIGAL PRISHTINA
1 | Bojan Trajkovski (33:08) | 16 pikë | 6 kërcime | 2 topa të vjedhur |
2 | Malcolm Rhett (28:00) | 14 pikë | 11 kërcime | 1 asistim |
3 | Granit Rugova (45:00) | 14 pikë | 5 kërcime | - |
4 | Jabarie Hinds (24:09) | 11 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
5 | Andrew Lawrence (27:58) | 8 pikë | 9 asistime | 3 kërcime |
6 | Fisnik Rugova (17:00) | 4 pikë | 4 kërcime | - |
7 | Gerti Shima (11:52) | 3 pikë | 2 kërcime | - |
8 | Goran Vrbanc (13:25) | 3 pikë | - | - |
9 | Rinor Peci (15:56) | 0 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
10 | Edmond Azemi (8:32) | 0 pikë | - | - |
11 | Etnik Peci | - | - | - |
12 | Muhamedali Janjeva | - | - | - |