Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PEJA

Peja me shumë vuajtje në fund, arrin finalen e Ligës Unike

Peja me shumë vuajtje në fund, arrin finalen e Ligës Unike


13 April, 2021 @17:57

Skuadra e Pejës është finalistja e parë e edicionit të parë historik të Ligës Unike.

Verdhezinjtë siguruan kualifikimin në finale pasi e mposhtën Rahovecin me rezultat 71-73, megjithëse në fund kishin shumë vuajtje nga mungesa e lojtarëve kyq.

Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në palestrën “Dhimitraq Goga” në Durrës kaloi në baraspeshë, ndërsa në çerekun e tretë Peja krijoi epërsi më të thellë të ndeshjes prej 19 pikëve epërsi, 46-65.

Vreshtarët u rikthyen fuqishëm në lojë në çerekun e katërt dhe me lojën e mirë të Darrell Davis arritën ta shkrijnë disavantazhin në tërësi, duke u afruar në vetëm dy pikë 71-73, kur kishin mbetur edhe 55 sekonda deri në fund.

Rahoveci pati rastin të fitojë në fund pasi e kishte sulmin e fundit, por depërtimi i Davis u bllokua nga Lis Shoshi, e më pas edhe tentimi për 3 pikë ishte i pasuksesshëm.

Te Peja lëndimi i Dardan Berishës në fillim të çerekut të dytë, më pas 5 gabimet personale të AJ Walton dhe në fund edhe lëndimi i Leonard Mekajt në dy minutat e fundit të ndeshjes, e rrezikuan tejmase fitoren e pejanëve, të cilët patën vështirësi të mëdha në mungesë të një organizatori.

Darrell Davis ishte fantastik në këtë ndeshje duke shënuar hiç më pak se 35 pikë, derisa te pala fituese u dalluan Brandon Walters me 20 pikë dhe Lis Shoshi e AJ Walton me nga 18 pikë të tjera.

SKEMA E LIGËS UNIKE

Në finale Peja do të takohet me fituesin e duelit Goga Basket - Golden Eagle Ylli.

Finalja e Ligës Unike luhet nesër duke filluar nga ora 19:00, ndërsa para saj në ora 16:00 do të luhet ndeshja për vendin e tretë në mes të dy skuadrave humbëse të gjysmëfinales.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike