DRITA - PEJA

FOTO / FBK
Peja me vështirësi triumfon kundër Dritës, ngritet në krye
14 October, 2021 @18:55
Peja me vështirësi ka triumfur ndaj skuadrës së vetme pa fitore, Dritës, duke e mposhtur me rezultat 81-91.
Drita përveç çerekut të parë që përfundoi me rezultat 10-20 për Pejën, nuk u dorëzua në asnjë moment, por megjithatë nuk arriti ta befasoi Pejën.
Alan Arnett ishte më i miri te Peja me 23 pikë e 16 kërcime, kurse u ndihmua edhe nga Dardan Berisha me 20 pikë e 6 kërcime.
Te Drita u dalluan Marcus Mayers me 25 pikë, 5 kërcime, 3 asistime e 3 topa të rrëmbyer dhe Arian Memeti me 15 pikë e 13 kërcime.
Peja me një ndeshje më shumë ngritet në krye të Superligës me 5 fitore e 1 humbje, kurse Drita nuk u njoftua me fitore edhe në ndeshjen e gjashtë.
Në xhiron tjetër Peja e pret Yllin, derisa Drita takohet me Bashkimin.