VJEN PËRFORCIMI
Peja merr Covingtonin
11 January, 2016 @16:05
Lideri i Superligës është përforcuar në ditën e fundit të afatit kalimtar për lojtarët e huaj.
Nicholas Covington (188 cm.) është basketbollist i ri i Pejës, ka bërë të ditur ekipi verdhezi në faqen zyrtare të saj.
Covington është organizator ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit rumun Craiova. Basketbollisti 30 vjeçar ka pasur mesatare prej 9.7 pikëve për ndeshje, 2.4 kërcime dhe 1.4 asistime me ekipin e tij së fundi, ndërsa në karrierën e tij ka qenë pjesë e ekipeve nga Gjermania, Estonia e Rumania.
Video