NGA INTERVISTA E VEDRAN BOSNIC
Ish lojtari i Bashkimit, ngrit basketbollin suedez
11 January, 2016 @15:36
Playmakeri i dikurshëm i Bashkimit e Pejës, Vedran Bosnic, është njëri ndër trajnerët që po ngrit basketbollin suedez në cilësi.
Bosnic, në një intervistë për faqen zyrtare të FIBA Europës ka bërë të ditur se basketbolli suedez është në ngritje të vazhdueshme dhe basketbollsitët e këtij vendi po nënçmohen shumë, derisa lojtarë të mëdhenjë tashmë janë shpërndarë nëpër ekipe të mëdha.
“Jonas Jerebko është në NBA, Jeffrey Taylor në Real Madrid, Tobias Borg në Bilbao Basket dhe Marcus Eriksson te Barcelona, këta janë tregues së cilësisë së basketbollit të këtij vendi,” ka thënë Bosnic.
Ai qe 6 vjet është trajner i ekipit Sodertaljie Kings.
“Më besoni para gjashtë viteve nuk kam menduar se ekipi ynë do të ishte këtu,” ka shtuar boshnjaku ndër të tjera.
Sodertaljie Kings ka arritur të dalë nga faza e parë e FIBA Europe Cup dhe të kalojë në fazën e dytë. Tashmë janë në Grupin U në 32 ekipet më të mira të FIBA Europe Cup, ndërsa kanë aktualisht bilanc 1-1 nga 2 ndeshjet e para të grupit ku bëjnë pjesë ekipe si: Fraport Skyliners, Royal Hali Gaziantep dhe Rosa Random.
Bosnic ka qenë pjesë e Bashkimit kur kishte shpërthyer basketbolli kosovar, mbi një dekadë më parë, ndërsa ka luajtur edhe për Pejën.