Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DISFATË E PEJËS!

Peja mposhtet përsëri nga AEL-i

Foto: BIBL

Peja mposhtet përsëri nga AEL-i


12 March, 2024 @20:04

Përkunëdr mundit të treguar në çerek të fundit, Peja nuk ka arritur të përmbys epërsinë e AEL-it në minutat e fundit të ndeshjes dhe është mposhtur për herë të dytë në kuadër të BIBL këtë stinor, nga i njëjti ekip.

Qipriotët fituan ndeshjen 85-80, ndërsa Jordan Shepherd me 29 pikë e 8 asistime ka qenë lojtari më i dalluar te vendasit. Pos tij, ka qenë edhe Kyran McClure që ka dhënë 20 pikë e 4 asistime në këtë fitore të ekipit të AEL-it.

Te Peja, që udhëtoi me katër mungesa në këtë përballje, Larry Thomas me 21 pikë ka qenë më efikasi, ndërsa bëri edhe 15 asistime për të kryer ndeshjen me double-double! Me 19 pikë luajti Deandre Davis, kurse nga 11 shënuan Justin Davis e Jimmy Hall.

Fitorja bën që AEL-i të këtë bilanc 5-2 pas shtatë ndeshjesh të luajtura në BIBL, ndërsa Pejës i bëhet bilanci 4-1, me dy humbje nga ky ekip! Përballja e radhës për Pejën në BIBL është ndaj Pljevljes, që luhet më 18 mars.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League