Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TË HENDIKEPUAR NDAJ QIPRIOTËVE

Sonte Peja me 4 mungesa ndaj AEL-it

Sonte Peja me 4 mungesa ndaj AEL-it


12 March, 2024 @12:05

Përballjen e sontme ndaj AEL-it në Limassol të Qipros Peja do ta zhvillojë pa katër lojtarë, të cilët mungojnë për shkak të lëndimeve. Në njoftimin e mbrëmshëm lëshuar para udhëtimit në ishullin e Mesdheut, KB Peja ka bërë të ditur se nuk do të mund të llogaris në katër basketbollistë të ekipit për këtë ndeshje.

“Udhëtojmë në Qipro, për t’u përballur me skuadrën e AEL Limassol në ndeshjen e gjashtë sezonale në BIBL për KB Pejën. Ndeshja zhvillohet nesër, e Martë, 12 Mars dhe nis në orën 18:30 me kohën lokale të Kosovës. Me skuadrën nuk kanë udhëtuar Lis Shoshi, Jetmir Zeqiri, Meriton Ismaili dhe Kwame Vaughn që vazhdojnë fazën e rikuperimit,” ka bërë të ditur KB Peja mbrëmë.

Përballja AEL-Peja luhet sonte në Limassol të Qipros dhe nis në ora 18:30 me kohën tonë lokale në Kosovë. Peja para kësaj ndeshjeje ka bilanc 4-1 ku humbjen e vetme e ka të regjistruar pikërisht nga AEL-i, ndërsa AEL ka bilanc 4-2.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League