Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I KTHEHEN FITORES

Prishtina i kthehet fitores në BIBL

Foto: KBPrishtina/ fb

Prishtina i kthehet fitores në BIBL


14 March, 2024 @19:41

Pas humbjes nga Peja, Prishtina i është kthyer fitores në BIBL, duke e mposhtur ekipin malazez Pljevlja. Bardhekaltërit sonte të drejtuar nga Albert Sylejmani, që po e zëvendëson të larguarin Jaksa Vulic, kanë fituar ndeshjen 71-95.

Me këtë fitore, Prishtina ka barazuar bilancin me Pejën, tashmë të dyja kanë bilanc 4-2. Lidere në BIBL është AEL Limassol me 5-2.

Diamond Smith me 29 pikë e 7 kërcime ka qenë më efikasi te Prishtina në fitore, ndërsa me 18 pikë luajti Shaheed Davis e 17 të tjera shënoi Visar Ejupi. Ky i fundit shutoi 4/6 për tri pikë.

Darius McNeill ka qenë lojtari i vetëm që i ka bërë paksa ballë Prishtinës, pasi që Pljevlja mbetet ekipi i vetëm pa fitore në ligë këtë stinor dhe tash ka bilanc 0-7. McNeill dha 24 pikë për ekipin e tij.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League