Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I GJASHTË NË BIBL

Peja udhëton në Qipro, ndeshja nesër

Foto: KBPeja/ fb

Peja udhëton në Qipro, ndeshja nesër


11 March, 2024 @11:51

Ekipi i Pejës nesër mbrëma do të luajë duelin e gjashtë të stinorit të rregullt në BIBL, ndërsa është mysafir i ekipit qipriot AEL. Përballja është paraparë të luhet prej orës 18:30 të martën më 12 mars 2024.

Peja ka bilanc pozitiv aktualisht në BIBL dhe mund të përfundojë e para në stinor të rregullt nëse vazhdon me fitore në ndeshjet e mbetura. Peja humbjen e vetme e ka të regjistruar nga AEL-i. Bilancin aktual e ka 4-1.

Ndeshja luhet në “Nicos Solomonides Arena” të Limasolit. Bilanci i ekipit të AEL-it aktualisht është 4-2. Gjyqtarë të ndeshjes janë: Ognjen Jokic, Tzaci Hevdali dhe David Kalangi.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League