Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E PRISHTINËS!

Me Dardanin e rikthyer, Prishtina duket tjetër dhe mposht AEL-in

Me Dardanin e rikthyer, Prishtina duket tjetër dhe mposht AEL-in


8 February, 2024 @23:15

Dardan Berisha është kthyer në ekip pas një mungese trejavore te Prishtina, ndërsa që në rikthimin e tij ai ka shënuar 20 pikë dhe ka bërë 3 asitime, derisa bardhekaltërit shënuan fitoren e tretë në kuadër të BIBL, duke e mposhtur ekipin qipriot, AEL 86-71.

Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ka qenë Shaheed Davis, që ka dhënë 29 pikë për Prishtinën në fitore, ndërsa ka bërë edhe 3 asistime e 8 kërcime në fitoren e parë të trajnerit Jaksa Vulic në kuadër të BIBL.

Prishtina mori epërsinë në fillim të ndeshjes me start të furishëm 25-14, ndërsa e zgjeroi në çerek të dytë me 22-17 për të mbajtur ritmin në pjesë të dytë dhe për të arritur fitoren me 15 pikë dallim.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina ka bilanc 3-1 në kuadër të BIBL, ndërsa AEL pëson për herë të dytë këtë stinor aty dhe ka bilanc 4-2 aktualisht.

TABELA AKTUALE E BIBL:

1. AEL 4-2
2. Lovçen 3-4
3. Prishtina 3-1
4. Peja 3-1
5. Pljevlja 0-5.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League