Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DISFATA E PARË E VERDHEZINJËVE

Peja pësoi humbjen e parë në BIBL

Foto: KBPeja/ fb

Peja pësoi humbjen e parë në BIBL


7 February, 2024 @11:36

Pas një ndeshjeje që nuk nisi mirë për Pejën, rikthimi në pjesë të dytë ishte i pamundur për verdhezinjtë ndaj qipriotëve të AEL-it në “Karagaç”. Peja pësoi humbjen e parë të stinorit në BIBL pas tre fitoreve rresht, ndërsa disfata e parë erdhi në shtëpinë e tyre.

Ekipi i Rami Hadarit ka pasur mungesa të theksuara në ekip, siç njoftoi klubi para ndeshjes, ndërsa Peja nga 4 çerekë të ndeshjes mori vetëm atë të fundit, për të mbyllur ndeshjen me rezultat 82-94.

Deandre Davis me 25 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i Pejës, ndërsa Justin Davis kreu ndeshjen me 15, e Meriton Ismaili me 14 pikë të shënuara. Te AEL-i i pandalshëm ka qenë Jordan Shepherd që dha 29 pikë, kurse Adong Makuoi ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me 24 pikë, 2 asistime e 9 kërcime.

Me këtë fitore, AEL bëhet ekipi me më së shumti fitore në BIBL aktualisht, ndërsa Peja pëson humbjen e parë, që e bën tabelën aktuale të BIBL të duket kështu:

TABELA AKTUALE


1. Lovçen 3-4
2. AEL 4-1
3. Peja 3-1
4. Prishtina 2-1
5. Pljevlja 0-5.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League