Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E TRETË NË TRE NDESHJET E PARA

Peja mposht edhe njëherë Lovçenin, ngritet mbi Prishtinën në BIBL!

Foto: KBPeja/ fb

Peja mposht edhe njëherë Lovçenin, ngritet mbi Prishtinën në BIBL!


31 January, 2024 @22:33

Shpejt e shpejt, Peja ka kaluar mbi Prishtinën në BIBL dhe është ekipi i vetëm pa humbje aty, duke rreshtuar tre fitore në tre ndeshjet e para të saj.

Verdhezinjtë me paraqitje të mirë pas çerekut të parë të ndeshjes kanë shënuar fitore edhe në përballjen e dytë të luajtur ndaj Lovçenit të Cetinjes, pasi fitores së arritur në Pejë më 25 janar.

Sonte, Peja e Rami Hadarit fitoi 66-73 ndërsa shtatë topa të rrëmbyer nga kundërshtari ka pasur Larry Thomas, që përunfdoi ndeshjen me 8 pikë, 15 asistime e 5 kërcime!

Më efikasi i ndeshjes ka qenë Justin Davis që dha 32 pikë! Bëri edhe 14 kërcime për të kompletuar double-double’in e tij. 11 pikë dha Deandre Davis. Me dy ndeshjet e dy ditëve të fundit, Peja ka mbyllur udhëtimet në Mal të Zi me dy fitore - ndaj Pljevljes dje dhe sonte ndaj Lovçenit, kështu që aventura malazeze për “shqiponjat” kryhet me sukses të plotë.

Me këtë fitore, Peja bën bilancin 3-0 në BIBL, ndërsa tash në ndeshjen e radhës pret AEL-in qipriot në “Karagaç” më 6 shkurt.

TABELA AKTUALE E BIBL:

1. Lovçen 3-4
2. AEL 3-1
3. Peja 3-0
4. Prishtina 2-1
5. Pljevlja 0-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga