MINATORËT PËRFORCOHEN!
Brandon Edwards - aloqendër e re te Trepça
31 January, 2024 @11:13
Basketbollisti amerikan Brandon Edwards është prurja e re e Trepçës nën kosh, ndërsa ekipi mitrovicas ka zyrtarizuar lojtarin sot. Basketbollisti 198 centimetra i gjatë së fundi ka luajtur në ligën Pro-2 të Francës për ekipin Denain-Voltaire, ndërsa mesatarisht ka dhënë 10.3 pikë për ndeshje, 5.8 kërcime dhe 1.1 asistime.
“Të përkushtuar për të vazhduar me ecuri pozitive, kemi angazhuar edhe një lojtar.
Brandon Edwards është ardhja më e re në ekipin tonë.
Edwards është 32-vjeçar, ka përvojën e duhur dhe luan në pozitat 4 e 5.
Më shumë cilësi e forcë afër koshit, në rrugëtimin drejt trofeve të radhës.
Mirësevjen në familjen gjelbër e zi Edwards,” ka shkruar KB Trepça në njoftim.
Edwards përndryshe para Denainit ka lujtur edhe në dy stinorë të mëparshëm në Pro-2 të Francës, duke mbrojtur ngjyrat e Rouenit dhe Alliance Alsace.
Trepça është e para në renditjen tabelare të Superligës aktualisht. Ekipi mitrovicas që është nënkampion aktual i Kosovës, ka fituar dy herë radhazi Kupën në dy vitet e fundit.