Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA FITON DERBIN KOSOVAR TË BIBL

Peja mposhti Prishtinën në BIBL, pas tensioneve të krijuara në fund!

Foto: KBPrishtina/ Pamje nga një ndeshje tjetër e këtij stinori mes Pejës e Prishtinës

Peja mposhti Prishtinën në BIBL, pas tensioneve të krijuara në fund!


29 February, 2024 @21:57

Peja ka shënuar fitore në debrin kosovar të BIBL, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 87-84. Ndeshja që shkonte mbarë e mirë, u tensionua në fund të saj, pasi që Prishtina kërkoi një faul për Henrik Sirkon, ndërsa Peja pasi ky i fundit humbi topin shënoi.

Prishtina tërhoqi ekipin, riktheu atë, ndërsa reagimet e Jaksa Vulicit karshi referëve, bënë që banka e Prishtinës të merr gabim teknik dhe Peja shënoi për 87-84, e Diamond Stone në sekondën e fundit nuk shënoi!

Para se të ndodhte rasti, me pikët e Sirkos nga gjuajtja e lirë, rezultati ishte 80-84 në të mirë të bardhekaltërve. Deri në fund të ndeshjes kishte edhe 19 sekonda. Justin Davis shënoi treshe për 83-84, ndërsa pas timeoutit, ndodhi rasti me Sirkon ku Prishtina protestoi ashpër për faul dhe Sadio Doucore shënoi për 85-84 e me tekniken në fund, ndeshja u mbyll me 87-84.

Te Peja me 18 pikë koshashënues më i dalluar ka qenë Kwame Vuaghn, që bëri edhe 12 asistime, ndërsa 16 pikë dha Jetmir Zeqiri e 15 të tjera Sadio Doucoure.

Diamond Stone ka qenë më efikasi i ndeshjes, ai luajti me 25 pikë, shutoi 4/7 për tre pikë, ndërsa 22 të tjera i dha Donte Clark.

Fitorja, bën që Pejës t’i bëhet bilanci 4-1 ndërsa Prishtinës 3-2 në BIBL.

TABELA AKTUALE:

1. Lovcen 4-4
2. AEL 4-2
3. Peja 4-1
4. Prishtina 3-2
5. Pljevlja 0-6.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League