Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - VLLAZNIA

Peja ndryshe me Drilonin, vjen fitorja e dytë në BIBL

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Peja ndryshe me Drilonin, vjen fitorja e dytë në BIBL


13 November, 2019 @21:12

Skuadra e Pejës e regjistroi fitoren e dytë në Ligën Ballkanike, duke e mposhtur Vllazninë e Shkodrës me rezultat 78-67.

Për Drilon Hajrizin kjo ishte ndeshja e parë me fanellën e Pejës në këtë sezon, derisa ishte më i miri në parket.

Driloni luajti me 22 pikë, 6 kërcime, 3 topa të rrëmbyer e 2 asistime, kurse mori ndihmë edhe nga Henrik Sirko me 20 pikë dhe Malcolm Armstead me 16 pikë të tjera.

Te Vllaznia më i dalluari ishte Colin James Voss me 19 pikë, 5 kërcime e 3 asistime.

Peja me këtë fitore ngritet në krye të Ligës Ballkanike me 2 fitore e asnjë humbje, derisa Vllaznia me 0 fitore e 2 humbje gjendet në fund të tabelës.

Ndeshja e radhës për Pejën do të jetë përsëri në “Karagaç” më 27 nëntor kundër Ibarit.

TABELA AKTUALE E BIBL:

1. Peja 2-0
2. Ibar Rozaje 2-0
3. Rahoveci 0-3
4. Academic 1-0
5. Vllaznia 0-2


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League