PREZENTIMI
Peja nesër prezenton Lutzin dhe Pavicin
21 August, 2015 @19:53
Fituesja e fundit e Kupës së Kosovës, Peja, nesër përmes një konference për shtyp do të shpalos planin për stinorin e ri basketbollistik në vend dhe në arenën ndërkombëtare.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi pejan përmes një E-Maili dërguar në redaksinë tonë, ndërsa me këtë rast do të prezentohen edhe trajnerët Danijel Lutz dhe Branimir Pavic.
Aty do të jenë prezent edhe disa lojtarë vendor, derisa gjithçka për planin e ri të Pejës pritet të shpjegohet nesër në Karagaç me fillim nga ora 15:30.