KERASAN vs PEJA
Peja pa probleme ndaj Kerasanit
11 December, 2016 @15:09
Peja ka shënuar fitoren e tetë të stinorit në Superligë sot, duke e mposhtur Kerasan Prishtinën 90-49.
Fituesi nuk ka ardhë në pyetje gjatë ndeshjes, pasi që verdhezinjtë janë treguar superior që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa trajneri Bujar Loci i ka dhënë mundësi të gjithë basketbollistëve mbi 10 minuta së paku.
Më efikasi ka qenë amerikani Lamarcus Reed me 16 pikë të shënuara, ndërsa Arti Hajdari dhe Leonard Mekaj kanë shënuar nga 13 të tjera për ekipin në fitore.
Te Kerasani, që sot ka luajtur në cilësinë e vendasit në “Karagaç” më efikasi ka qenë Gent Shala me 12 pikë të shënuara.
Pas këtij dueli Peja ka bilanc 8-1, ndërsa Kerasani mbetet pa fitore ende.
KERASAN PRISHTINA
1 | Gent Shala (25:27) | 12 pikë | 8 kërcime | 1 top të vjedhur |
2 | Kujtim Sadiku (22:56) | 6 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
3 | Genc Gashi (21:08) | 6 pikë | 1 asistim | - |
4 | Mërgim Jakupi (13:59) | 5 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
5 | Ermir Gashi (19:49) | 5 pikë | 3 kërcime | - |
6 | Kreshnik Muçolli (19:21) | 5 pikë | 1 kërcim | - |
7 | Fisnik Pula (14:54) | 3 pikë | 3 kërcime | 2 topa të vjedhur |
8 | Rinor Ahmeti (25:43) | 3 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
9 | Granit Hyseni (17:24) | 2 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
10 | Denis Simnica (6:13) | 2 pikë | - | - |
11 | Uranik Kërceshi (9:01) | 0 pikë | 1 asistim | - |
12 | Erjon Qarkaxhia (3:56) | 0 pikë | - | - |
PEJA
1 | LaMarcus Reed (17:07) | 16 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
2 | Arti Hajdari (17:31) | 13 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
3 | Leonard Mekaj (20:00) | 13 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
4 | Noah Dahlman (18:41) | 12 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
5 | Jamie Billie (27:59) | 11 pikë | 14 kërcime | 2 asistime |
6 | Maksim Ivshyn (18:34) | 7 pikë | 5 kërcime | 2 topa të vjedhur |
7 | Mirza Muric (14:44) | 5 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
8 | Cameron Rundles (12:52) | 5 pikë | 3 asistime | 2 topa të vjedhur |
9 | Egzon Kuqi (15:43) | 3 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
10 | Mirza Ahmetbasic (22:28) | 3 pikë | 6 asistime | - |
11 | Blendi Kadusha (14:16) | 2 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |