Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - YLLI

Peja shpërthen në çerek të fundit ndaj kampionit, vazhdon e pamposhtur

Peja shpërthen në çerek të fundit ndaj kampionit, vazhdon e pamposhtur


25 September, 2022 @18:50

Një paraqitje briliante e Pejës në çerek të fundit të ndeshjes ndaj kampionit aktual të Kosovës, Ylli, me një 24-8 të paimagjinueshme, për të fituar ndeshjen e tretë radhazi në kampionat dhe për t’i treguar dhëmbët atëherë kur më së shumti duhej në ndeshje.

Verdhezinjtë e drejtuar nga Can Sevim nuk dinë për humbje ende në Superligë, ndërsa Ylli - kampion aktual - nuk di për fitore. Sonte, me shpërthimin e Shqiponjave Karagaç, Peja fitoi 73-57 [11-21, 13-9, 25-19, 24-8]!

Isaiah Umipig dhe Bradley Waldow me nga 15 pikë të shënuara secili, ishin koshashënuesit më të mirë te Peja, ndërsa ky i fundit bëri edhe 13 kërcime për të kryer ndeshjen me double-double.

TABELA AKTUALE

E një kërcim i mungoi Rodney Purvisit që shënoi 13 pikë për të kryer edhe ky ndeshjen me double-double, në një fitore që e bën Pejën të vazhdojë kampionatin në mënyrë perfekte me 3 fitore nga 3 ndeshjet e para.

Te Ylli ende nuk ka këndellje, përkundër mungesave. Kampionët nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë pejanëve në çerek të fundit të ndeshjes, ndërsa më efikasi ka qenë Henrik Sirko me 16 pikë e 8 kërcime.

Peja vazhdon me 3-0 kampionatin, ndërsa në xhiron e radhës i shkon Vëllaznimit. Ylli në anën tjetër, ende pa fitore, ndërsa në xhiron e radhës i shkon Prizrenit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga