RRUFESHËM

Peja si rrufe ndaj Vëllaznimit në pjesë të parë
11 March, 2023 @17:44
E shpejt dhe e pamëshirshme u tregua Peja në çerek të parë të ndeshjes ndaj Vëllaznimit, 41-18, për të qetësuar ritmin në çerek të dytë me 28-23 ashtu që të shkohet në pushim me 69-41!
Verdhezinjtë nën drejtimin e Rami Hadarit kanë marrë krahë, ndërsa pas pjesës së parë të zhvilluar në Karagaç me 12 pikë më efikasi është David Joseph që ka shutuar 4/7 për tri pikë.
Te Vëllaznimi me 13 pikë, ritmin po e mbanë Damonte Dodd. Dodd ka bërë 8 kërcime në pjesë të parë të duelit.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.