Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA

Peja tregon se a do të luajë Dardani sot ndaj Yllit

Peja tregon se a do të luajë Dardani sot ndaj Yllit


3 March, 2021 @15:15

Skuadra e Pejës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur për mungesat në ndeshjen e sotme ndaj Yllit.

Verdhezinjtë në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisin te Dardan Berisha dhe Leonard Mekaj, derisa ekipit pritet t’i rikthehet Beqë Kovaqi që kishte munguar së fundi.

“Sonte mungon Dardan Berisha dhe Leonard Mekaj ndërsa kthehet Beqe Kovaqi. Ekipi synon të fitojë sonte dhe të ngritet në tabelë duke synuar vendin e parë para garave të PlayOff-it dhe për të harruar ndeshjen e kaluar kundër Vëllaznimit. Momentalisht kemi vetëm një humbje më tepër se lideri i tabelës,” thuhet në njoftimin e pejanëve.

Kujtojmë se Dardani ishte lënduar në ndeshjen e fundit të luajtur në fundjavë kundër Vëllaznimit, ku u aktivizua për vetëm 8 minuta dhe u detyrua të zëvendësohet në çerekun e parë për t’u mos kthyer më pas në ndeshje.

Ndeshja e sontme mes Pejës dhe Yllit është ndeshje e mbetur nga xhiroja XX, e cila do të luhet nga ora 19:00 në palestrën Karagaçi të Pejës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga