Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - PEJA

Peja triumfon edhe ndaj Trepçës, rimerr kryesimin

TOPSPORTI / A.P

Peja triumfon edhe ndaj Trepçës, rimerr kryesimin


5 December, 2020 @16:55

Në ndeshjen e mbetur e xhiros së pestë, Peja e mposhti Trepçën me rezultat 58-72 dhe e regjistroi fitoren e pestë rresht në Superligë.

Skuadra mitrovicase vetëm çerekun e parë e mbylli në epërsi (17-14) e më pas ndeshjen e kontrolloi deri në fund Peja.

Dardan Berisha ishte më i miri te skuadra pejane me 18 pikë, 9 kërcime e 8 asistime. Ai u ndihmua edhe nga Amel Kuljuhovic me 12 pikë e 10 kërcime dhe nga Robert Cartwright me 11 pikë e 5 kërcime.

Te Trepça u dalluan Kalin Fisher me 19 pikë dhe Besnik Azemi me 13 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Peja me këtë fitore e rimerr kreun e tabelës në Superligë nga Ylli. Peja është skuadra e vetme deri më tani pa humbje me 5 fitore, kurse Trepça ka bilanc prej 2 fitoreve e 3 humbjeve.

Në xhiron tjetër Peja takohet me Yllin, ndërsa Trepça me Rahovecin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga