Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË FITORET

Peja vazhdon serinë e fitoreve, kampioni dy humbje me radhë

Peja vazhdon serinë e fitoreve, kampioni dy humbje me radhë


7 March, 2023 @20:57

Peja ka shënuar fitoren e katërt radhazi në të gjitha garat, ndërsa të dytën radhazi në Superligë, derisa sonte ka mposhtur Yllin kampion dhe atë me 17 pikë dallim si mysafir, 78-95 [18-24, 17-28, 21-22, 22-21].

Verdhezinjtë kanë qenë dukshëm më të mirë në pjesë të parë të ndeshjes që u luajt në 13 qershori dhe në pjesë të dytë kanë ruajtur rezultatin, derisa Ylli nuk ka arritur të bëj më shumë për të shpresuar në një rikthim te fitorja pas humbjes nga Prishtina në xhiron e kaluar dhe kështu është pajtuar në fund me humbjen e dytë me radhë. Peja përndryshe pas dështimit në Kupë të Kosovës ka angazhuar trajnerin izraelit Rami Hadar dhe nuk po njeh humbje në 4 ndeshjet e fundit (2 në Superligë, 2 në BIBL).

Me këtë fitore Peja ka barazuar bilancin direkt me Yllin në 2-2 përgjatë ndeshjeve në kampionat dhe në rast se kryejnë të dyja skuadrat stinorin e rregullt me pikë të njëjta, atëherë Peja do të ketë avantazh në renditje tabelare përfundimtare, pasi që ka bilans më të mirë në koshdallim.

TABELA AKTUALE

Arian Qallaku me 18 pikë e 7 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë te Peja sonte, ndërsa 17 të tjera ka shënuar David Joseph, që bëri edhe 5 asistime. me 14 pikë ndeshjen e kreu Larry Thomas që shtoi edhe 4 asistime e 4 kërcime në llogari të tij.

Te Ylli me 15 pikë ndeshjen e përfunduan Wes Washpun dhe Henrik Sirko, ndërsa 14 të tjera i dha Rashun Davis, por pjesa tjetër e ekipit nuk arriti të jetë në nivelin e tyre sonte dhe kështu ekipi pësoi dhe tashmë rrezikon edhe pozitën e dytë në renditje tabelare - që siguron gjysmëfinalen në PlayOff. Ashtu siç tha edhe Adis Beciragic në deklaratat e fundit, nëse nuk arrin Lis Shoshi të jetë i gatshëm, ekipi do ta ketë shumë vështirë në PlayOff.

Kjo, pasi që Peja ka barazuar bilansin me Yllin në 2-2 ndërsa me koshdallim është dukshëm më e mirë se suharekasit kampionë, kështu që në rast se ekipet përfundojnë stinorin me pikë të njëjta, atëherë Peja merr avantazhin në renditje dhe ngritet mbi Yllin. Aktualisht Ylli e Peja kanë bilans të njëjtë, 17-7 ndërsa deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe 4 xhiro për tu zhvilluar.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga