Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA

Peja zyrtarizon trajnerin kroat

TOPSPORTI / A.P

Peja zyrtarizon trajnerin kroat


11 September, 2019 @18:04

Jeronimo Sarin do të jetë trajneri i Pejës në sezonin që vjen!

Kroati që ka drejtuar Prishtinën, Bashkimin e Vllazninë kur bëhet fjalë për klube shqiptare të basketbollit, sezonin që vjen do të jetë në krye të stolit pejan, me lajmin që u zyrtarizua nga vetë klubi në fjalë pak më parë.

Peja, që rikthehet në Superligë pikërisht këtë sezon, do të përbëhet nga lojtarë vendorë të ardhur nga Borea e Penza, ndërkohë që transferime për t’u përmendur janë Drilon Hajrizi nga Bashkimi, kroati Henrik Sirko, francezi Kouasi Jacquez Willy, amerikanët Jamichael Morgan dhe Malcolm Armstead, Beq Kovaqi nga Feronikeli dhe Ergin Grosha nga Ponte Prizreni.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga