Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF PENZA 86-71 KBF TIRANA

Penza fiton dhe bëhet lidere

Penza fiton dhe bëhet lidere


2 March, 2022 @22:18

Basketbollistet e ekipit pejan, Penza, kanë arritur një fitore të pritur, por jo edhe aq të lehtë ndaj skuadrës së vetme që s’ka asnjë fitore në Ligën Unike të femrave, KBF Tirana.

Pejanet është dashur të luajnë me koncentrim maksimal gjatë gjithë ndeshjes, me trajnerin e tyre të ri M. Rondovic, për të arritur te fitorja 86-71 [25-16, 26-24, 16-17, 19-14] pasi që tiranaset nuk e ndalën luftën asnjëherë gjatë 40-minutave lojë.

Fitorja u arrit në fund, ndërsa më meritoret për këtë kanë qenë dyshja amerikane e KBF Penza, Rael Whitsitt dhe Narlyn Mosquera. E para shënoi 30 pikë në fitore, ndërsa e dyta 25 sosh.

Te Tirana u dalluan Klea Verri me 26 pikë si dhe Enisa Qosja me 22 pikë. Me këtë humbje KBF Tirana tashmë nuk ka më gjasa për të kërkuar PlayOffin në Ligës Unike të femrave.

Përndryshe KBF Penza merr lidershipin e ligës për momentin me bilanc 6-2.

 



LIGA UNIKE, FEMRAT - TABELA AKTUALE:

1 Penza 6-2
2 Flamurtari 6-1
3 Prishtina 5-3
4 Bashkimi 5-3
5 Partizani 2-7
6 Tirana 0-8

 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike