Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGAL PRISHTINA

Për fillim me fitore

BOROZANI/Lis Dorambari

Për fillim me fitore


14 October, 2014 @15:00

Sigal Prishtina nga kryeqyteti i Kosovës dhe Vllaznia e Shkodrës hapin edicionin e radhës në Balkan League sonte. 

Dy ekipe shqiptare hapin edicionin 2014/15 të ligës ballkanike, ku merr pjesë edhe një ekip tjetër kosovar, Peja. 

Derisa Sigal Prishtina do të përjetoj nisjen e edicionit të dytë të BIBL, Vllaznia e Shkodrës do të debutojë në këtë ligë - duke u bërë ekipi i parë nga Shqipëria që merr pjesë në BIBL. 

Për më tepër, edhe trajneri i ri i Sigal Prishtinës, Sabit Hadzic, do të debutojë në ligën ballkanike, derisa në një prononcim për faqen zyrtare të kësaj lige ka thënë se ekipi i tij luan për fitoren e parë të stinorit në këtë ligë dhe atë para shikuesve të vetë të mrekullueshëm. 

“Nisma e mirë në këtë ligë është tepër e rëndësishme për ekipin tonë. Me ndihmën e tifozëve që bëjnë atmosferë fantastike, që na ndihmuan të fitojmë edhe derbin ndaj Pejës në fundjavë, besoj se do të fillojmë me fitore edicionin në BIBL,” ka thënë fillimisht ish trajneri i reprezentacionit të Bosnjes dhe Hercegovinës, Hadzic. 

Më tej ai ka shtuar se Sigal Prishtina ka analizuar lojën e kundërshtarit dhe janë plotësisht të gatshëm për fitore. 

“Kemi parë ndeshjet e Vllaznisë dhe i njohim deri diku. Gjëja më e rëndësishme është se jemi të gatshëm për ndeshje, ku pres të luajmë bukur dhe të fitojmë pasi që jemi vendas,” ka përfunduar boshnjaku, që ende nuk ka pësuar me Sigal Prishtinën në asnjë ndeshje zyrtare të zhvilluar në Kosovë. 

Në ndeshjen tjetër të ditës takohen: Rilski Sport - Sutjeska. 


INTERESANTE

Tifozi dhe kamera!

NBA/International

Tifozi dhe kamera!

13/10/14 @ 21:35

FBK

FBK arsyeton rastin Marojevic dhe Mocnik

FBK Superliga

FBK arsyeton rastin Marojevic dhe Mocnik

13/10/14 @ 17:10

BASHKIMI

Merovci ndahet me Bashkimin

FBK Superliga

Merovci ndahet me Bashkimin

13/10/14 @ 16:24

DURANTULLA

Durant, lëndohet rëndë

NBA

Durant, lëndohet rëndë

13/10/14 @ 11:52

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga