Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FBK

FBK arsyeton rastin Marojevic dhe Mocnik

BOROZANI/ Erdis Driza

FBK arsyeton rastin Marojevic dhe Mocnik


13 October, 2014 @17:10

Radomir Marojevic dhe Jan Mocnik, dy përforcimet e reja të Pejës të cilët erdhën gjatë javës, pritej që të debutojnë në ndeshjen e javës së dytë të Superligës kundër Sigal Prishtinës.

Mirëpo ashtu nuk ndodhi. Dyshja në fjalë nuk u paraqit fare në lojë pasi që dokumentacionet në lidhje me transferimin e tyre sipas FBK-së nuk ishin kompletuar me kohë.

Këtë rast, në mënyrë të detajuar e sqaroi FBK-ja me anë të një komunikate për opinion.

“Rregullorja për Regjistrim e Kalim të Lojtarëve (neni 47) qartazi definon mënyrën e transferimit dh e regjistrimit të lojtarëve të huaj në Kosovë si dhe dokumentet e afatet e nevojshme për regjistrimin e tyre në FBK.

Rrjedhimisht, dëshirojmë të sqarojmë opinionin se KB Peja më datë 09.10.2014 ka dërguar një shkresë ku kërkon regjistrimin e dy lojtarëve të huaj: Radomir Marojevic (MNE) Jan Mocnik (SLO).

 

Shkresa e KB Peja nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm që të aplikohet për fletë lëshim (LoC) për këta dy lojtarë.

 

KB Peja një ditë më vonë të premten ka dërguar disa prej dokumenteve, edhe pse jo të plota, për këto dy lojtarë.

 

FBK ka aplikuar menjëherë të premten për fletë lëshime për dy lojtarët në fjalë dhe fletë lëshimet nga FIBA nuk kanë ardhur akoma në adresë të FBK-së.

 

Lojtarët e lartë përmendur nuk kanë të drejtë të paraqiten në ndeshjet e KB Peja përderisa për ta nuk jepen fletë lëshimet dhe nuk regjistrohen në FBK.

 

Po ashtu dëshirojmë të demantojmë pohimet e KB Peja të publikuara në disa media dhe në facebook se kinse FBK ka marrë vendim që të mos lejojë këta lojtarë 20 minuta para fillimit të ndeshjes ndërmjet KB Sigal Prishtina dhe KB Peja. Në fakt FBK ka pritur për fletë lëshime deri në minutat e fundit që nëse eventualisht mbërrijnë fletë lëshimet, lojtarët të mund të luajnë.

FBK nuk ka marrë vendim për atë ndeshje dhe për asnjë ndeshje tjetër në mënyrë të veçantë. FBK ka miratuar Propozicionet e Garave, Rregulloren për Regjistrim e Kalim të Lojtarëve dhe aktet tjera normative nëpërmjet të cilave administron me garat dhe nga klubet detyrohen që tu përmbahen këtyre akteve normative.

Fakti që KB Peja dy ditë para ndeshjes, madje me dokumentacion jo të plotë ka aplikuar për regjistrimin e dy lojtarëve dhe nuk janë dhënë fletë lëshimet për ta, nuk është vendim i FBK-së dhe assesi nuk mund të interpretohet ndryshe.

 

Neglizhenca e administratës së KB Pejës, që nuk është në gjendje ti plotësojë dy formularë dhe ti skanojë dy pasaporta, nuk guxon të trajtohet si mangësi e FBK-së dhe nuk do të lejojmë që të dezinformohet dhe të mashtrohet opinioni, qoftë nga KB Peja qoftë nga ndonjë palë tjetër.

 

Duke kërkuar nga klubet që ti përmbahen rregulloreve dhe akteve tjera normative, sidomos sa i përket transfereve ndërkombëtare të lojtarëve që kanë edhe afate specifike,  iu kujtojmë anëtarëve tanë dhe opinionit se mbesim fuqishëm të përkushtuar edhe më tej për punë të drejtë me qëllim të zhvillimit të basketbollit në Kosovë,” thuhet në komunikatën e FBK-së.


BASHKIMI

Merovci ndahet me Bashkimin

FBK Superliga

Merovci ndahet me Bashkimin

13/10/14 @ 16:24

DURANTULLA

Durant, lëndohet rëndë

NBA

Durant, lëndohet rëndë

13/10/14 @ 11:52

PRISHTINË

Prishtina, lehtë ndaj Pejës

FBK Superliga

Prishtina, lehtë ndaj Pejës

12/10/14 @ 21:58

PRIZREN

Bashkimi, me fitore të ngushtë ndaj Besës

FBK Superliga

Bashkimi, me fitore të ngushtë ndaj Besës

12/10/14 @ 21:22

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga