DARDAN BERISHA PËRBALLË PEJËS
Për herë të parë ndaj Pejës
5 December, 2015 @15:19
Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, që është lojtari më i mirë i tre stinorëve të fundit në Superligë, do të zhvillojë ndeshjen e parë të tij ndaj Pejës këtë stinor.
Berisha, ka qenë pjesë e Cibonës në fillim të këtij stinori dhe nuk ka pasë rast që të jetë në ndeshjet e humbura ndaj Pejës deri më tani këtë stinor, për ekipin e tij.
Ish basketbollisti i Pejës, që muajin e shkuar mbushi të 27-tat dhe ka thënë se ekipi shkon për të fituar sonte në “Karagaç”.
“Shkojmë të motivuar të fitojmë dhe t’i harrojmë gjërat që na kanë ndodhur së fundi. Kemi cilësi për ta mposhtur Pejën edhe pse ata kanë ekip shumë të mirë,” ka thënë Berisha shkruan Koha Ditore sot.
Përballja ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës zhvillohet sonte me fillim prej orës 19e30.