MARJAN ILIEVSKI PARA SUPERDERBIT
Të lodhur, por të gatshëm për përmirësim
5 December, 2015 @14:43
Sigal Prishtina pas eliminimit nga FIBA Europe Cup, i rikthehet kampionatit vendor dhe atë me superderbi ndaj Pejës sonte në “Karagaç”.
Peja nuk ka regjistruar asnjë humbje në “Karagaç” këtë stinor, ndërsa ka mposhtur dy herë Sigal Prishtinën deri më tani.
Marjan Ilievski, trajneri i Sigal Prishtinës, beson se ekipi i tij ka rastin për të përmirësuar gjithçka sonte.
“Pas të gjitha ndeshjeve të deritashme, e dimë se ku jemi. Problemi kryesor mbeten lëndimet e disa lojtarëve dhe lodhja për shkak të angazhimeve të shumta,” ka thënë Ilievski në një prononcim para ndeshjes së sotme për Kohën Ditore.
“Ne e kemi parasysh se çka do të thotë derbi i Kosovës dhe jemi të gatshëm si për lojë ashtu edhe të përmirësojmë të gjitha që na ndodhën më heret,” ka shtuar ai.
Ndeshja më interesante e kampionatit vendor luhet sonte me fillim në ora 19e30.